Gazeta KuqeZi

Kulla Eiffel vepër e masonëve?!

Ekzistojnë fakte që inxhinieri i famshëm, Gustave Eiffel ishte Mason. Kulla (Tour Eiffel) ndodhet në Paris dhe përbën simbolin më madhështor të tij.Kulla u ndërtua në vitin 1889 nga inxhinieri i famshem Gustave Eiffel, i cili ka ndertuar gjithashtu dhe strukturën statike të Statujës së Lirisë në SHBA. Sipas shumë historianëve dhe studiuesve, këto dy vepra të quajtura si mrekullitë e botës kanë lidhje direkte Masonike midis tyre,përsa i përket simbolikës së tyre, vendndodhjes, përdorimit,si dhe arsyen e krijimit të tyre.
Kështu që në kullën e ideuar dhe hartuar prej tij,duhet te gjenden shumë simbole të fshehta,qofshin këto masonike apo të tjeraqë lidhen me to.
Kulla Eifel,u ndërtua te Parku i Marsit (Champs de Mars). Inaugurimi i saj u bë më 31 mars 1889.Muaji Mars,është muaj i dedikuar planetit Mars,ashtu siç dhe muaji Prill i është dedikuar
Afërditës. Struktura e kullës përbëhet e gjitha vetëm prej hekurit,metal i cili lidhet direkt me Marsin,
Perëndinë e Luftës.Është e rëndësishme të dimë se parku Champs de Mars,fillimisht u përdor si zonë ushtarake për trajnim.
Simboli i parë që ndeshim,është ai i vetë Kullës Eifel.Nuk është vetëm ajo çka ne shohim,gjatësia e mrekullueshme e tij e cila e simbolizon atë,por në koordinim me shumë alkimi dhe algoritme të tjera rezultojnë në shumë më tepër.Lartësia e kullës është 324 metra së bashku me antenën e tij.
Në pjesëtim me 10 na jep 32,4. Nëse shtojmë lartësinë 324 dhe bazën e tij,që është 124,9 metra, kemi 448,9 m.
Në pjesëtim për 10 na jep 44,89 (një gradë e cilat do të na duhen në vijim kemi 45° 29). E gjithë kjo,si për çudi na orienton në vendndodhjen e Babilonisë (shenja jeshile),shumë pranë gjatësisë dhe gjerësisë që na japin llogaritjet e më sipërme,pra 32° 4′ 0”në veri,45° 29′ 0” në lindje (shenja e portokalltë zonë e cila lidhet direkt me Vëllazërinë e Zvarranikëve dhe lindjen e Masonerisë).
Edhe pse stisma që na jepet ndodhet më shumë se 100 km larg nga vendndodhja e Babilonisë dhe vendet ku thuhet se ekziston diçka homologe me kullën Babel, nuk shteron të jetë kaq e mrekullueshme dhe diktimit të gjerë të këtij rajoni. Rastësi?
Siç duket dhe në fotografi kulla ndahet në 5 nivele-shkallë, bashkë me terrenin.
Numri 5, sipas Plutarkut, kur i referoheshin gërmës E apo Ej “ata” të Delfit,simbolizonte shifrën e Universit, pra ajo përbën dhe një ligj të fuqishëm të natyrës. Meqe për disa prej nesh, kjo është një pikëpyetje apo diçka e pa shpjegueshme, atëherë matematicienët na e shtjellojnë atë më saktë: “Nëse shumëzojmë lartësinë 324 me katër brinjët e tij,kemi 1296. Duke shumëzuar 5 nivelet me 4 anët e tij, kemi 20. Kështu,20×1296=25920. Ky numër është Great Eniaftos i Platonit dhe lidhet direkt me transferimin e meridianëve. 5 nivelet e kullës, janë llogaritur dhe janë pozicionuar në distanca fikse. Nëse bëjmë një krahasim me planetin Jupiter, duke e vendosur atë në bazën e kullës, atëherë kemi atë të marrë në nivelin e parë, ndërsa vijojnë satelitët e tij, Io, Europa, Ganymede dhe
Callisto në majë të tij.
Kjo sekuencë ritmike duket se lidhet me pozicionet e orbitave të planetëve rreth Diellit, nëse e vendosnim atë në bazën e kullës.Pra, atëherë vendet analoge marrin këtë pozicion: Toka, Marsi, Saturni, ndërsa Jupiteri ndodhet në majë.
Një tjetër fakt është numri i saktë i shkallëve të tij,gjë e cila është e lëkundur. Sipas matjeve të bazuar në skicat origjinale të kullës, shkallët ishin 1710. Aq shkallë sa u ngjit dhe Hitleri kur pushtoi Francën.
Por,shkallët u zvogëluan gjatë 1980.Tashmë kemi në total, 1665,gjë e cila e bën çështjen akoma më të cuditshme.Nëse shumës totale i shtojmë 347 të nivelit të parë,atëherë kemi 347+1665=2012!
Mos vallë kjo shifër nënkupton diçka për vitin që sapo lam pas ?
Një tjetër ngjashmëri është ajo e tingullit shprehjes EIFEL me EYE FULL, pra Syri i Plotë apo Sy i Mbushur.
Mos vallë të gjitha këto janë rastësi apo vërtetojn që Masonët kanë në “dorë” botën?

Leave a Reply

Kuriozitete

Te drejtat e autorit © 2013 Gazeta KuqeZi

Krijuar nga