Gazeta KuqeZi

Spitalet në Shqipëri, katastrofike dhe të mjerueshme

Një faqe spanjolle online, i ka kushtuar një hapësirë të madhe shëndetësisë publike në Shqipëri. Më problematiket sipas gazetës janë: marrja e ryshfeteve, kurimi në kushte shumë të këqija, keqmenazhimi.  Duke karhasuar shëndetësinë me kohën e komunizmi pas viteve ’90, kushtet janë shume më të përkeqësuara, konstaton shkrimi.

Kushtet higjienike janë në gjendje katastrofike, tuba të thyer, muret me lagështirë. Numri i vogël i qendra të spitaleve; njerëzve i duhen orë të tëra që të ecin për të arritur në ndonjë qendër shëndetësore. Për fat të keq drejtuesit e spitaleve janë anëtarë të partive në pushtet, ato ndërrohen sa herë ndërrohen drejtuesit politik” shkruan gazeta spanjolle.

Keqmenazhimi dhe korrupsioni janë mbizotëruese në shëndetin publik, kanë rënduar edhe më tej kushtet e mjerueshme të spitaleve në Shqipëri. Në të cilat nuk ka ilaçe, kushte higjienike janë katastrofike dhe të sëmurët duhet të japin ryshfet personalitetit që i trajton.

Gjatë kohës së komunizmit, shkruan gazeta, shërbimi shëndetësor ishte fals, dhe kishte qendra trajtimi edhe në fshatra më te thella. Por pas hapjes politike dhe ekonomike të vendit, pas 1990, përmirësimi është shumë larg.  Sektori i shëndetësisë shqiptarë është përkeqësuar me shpejtësi, tani njerëzit e zonave të largëta duhet të ecin disa orë për të arritur në një klinik për shkak se ato janë të reduktuara, dhe trajtimi i pacientëve varet sa ryshfet i japin mjekëve.

Në zonat përqark spitalit më të madh “Nënë Tereza”, që administrohen nga privati, ndodhën dhjetëra kafene, fast fond-e, dyqane dhe madje servise për riparim makinash, gjë që krijon kontrast me gjendjen e mjerueshme te spitalit.

Leave a Reply

Kuriozitete

Te drejtat e autorit © 2013 Gazeta KuqeZi

Krijuar nga